Vrasja e 50 personave nga terroristi në xhami, Zelanda e Re ka një kërkesë për Kosovën

  • 28 March 2019 - 15:37
Vrasja e 50 personave nga terroristi në xhami, Zelanda e Re ka një kërkesë për Kosovën

Policia e Kosovës ka pranuar një shkresë nga Zelanda e Re me anë të së cilës ju kërkohet të gjitha mediave dhe opinionit public që t’i heqin pamjet të cilat tregojnë sulmin terrorist që la të vdekur 50 persona.

Duke i konsideruar pamjet e sulmit si të kundërligjshme nga ai vend kanë dërguar shkresa të tilla në disa partner vendor dhe ndërkombëtarë përfshirë edhe Kosovën.

Policia e Kosovës, teksa e kanë shpërndarë shkresën e pranuar nga Zelanda e Re, kanë kërkuar njëkohësisht që pamjet të fshihen dhe nëse dikush ka informacione se të njejtat figurojnë në ndonjë faqe t’i raportojnë në polici.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës (PK) me qëllim, të informimit të mediave dhe opinionit publik, ju adreson këtë njoftim zyrtar i cili ka të bëjë me një shkresë të pranuar përmes kanaleve zyrtare nga Zelanda e Re.

Shkresa zyrtare e pranuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Zelandës së Re, i referohet tragjedisë së ndodhur në Christchurch, i cila u vlerësua si sulm terrorist, dhe me këtë rast Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largoj pamjet online në lidhje me sulmin.

Të njëjtit kanë konsideruar se pamjet e këtij sulmi janë të kundërligjshme dhe të pa këndshme sipas ligjit të Zelandës së Re, andaj përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët kërkojnë edhe ndihmën tonë në largimin e kësaj pamje online të këtij sulmi dhe shpërndarjen e mesazhit të tyre.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, me qëllim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër akteve terroriste, ju adreson këtë informacion të pranuar nga Zelanda e Re për largimin e pamjeve online të sulmit dhe njëkohësisht largimin e pamjeve me përmbajtje të kësaj natyre.

Pamjet mund t’i raportoni drejtpërdrejt në platformën ku hasen pamjet, gjithashtu, për çfarëdo lloj informacioni, ankese apo problemi lidhur me këtë mund ta adresoni në Policinë e Kosovës në emailin zyrtar [email protected] apo edhe direkt përmes faqes së censuruar të internetit https://ëëë.dia.govt.nz/ëeb/submitforms.nsf/cencomp.

(Kosova Sot)