Mediat serbe: Aktori që vret e pret ngjanë me Ramush Haradinajn

  • 28 March 2019 - 15:41
Mediat serbe: Aktori që vret e pret ngjanë me Ramush Haradinajn

Mediat serbe vazhdojnë të vjellin vrer kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili gjatë kohës së luftës ka qenë një prej komandantëve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ka udhëhequr luftën kundër pushtimit gjenocidal të Sllobodan Millosheiviqt.

Kështu ka vepruar mediumi serb ‘Ekspres.net’, i cili është munduar që një prej aktorëve të një filmi ruso-serb që vret gra e fëmijë, ta krahasojë me karakterin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Megjithatë vetë aktori që e luan rolin kryesor në këtë film , thotë se nuk është inspiruar nga ndonjë person lidhur me këtë rol, dhe se nuk i intereson fare çështja e nacionalitetit.

Aleksander Screkovic thotë se përmes këtij filmi të titulluar “Kufijtë e Ballkanit”, vetëm ka dashur ta paraqes të keqen që vjen nga luftërat që udhëhiqen nga vetë njeriu.

“Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ngjanë me një terrorist që mbyt gra e fëmijë në një film ruso-serb”, kështu e fillon shkrimin mediumi serb ‘ekspres.net’, në të cilin flitet për filmin e aktorit serb, Aleksander Sreckovic.

Lidhur me këtë film, ka folur edhe vetë aktori, duke thënë se mban mend mjaft mirë atë periudhë kohore, të cilën ka vendosur që ta realizojë edhe si një film.

“Për fat të keq, unë jam mjaft i vjetër për të kujtuar konfliktet e vitit 1991. Mbaj mend gjithë atë atmosferë, dhe për këtë arsye kam vendosur që të ruaj këtë përvojë”, ka thënë Sreckovic.

Aktori serb, Sreckvoci në këtë film të titulluar “Kufiri Ballkanik’, e luan rolin e një udhëheqësi famëkeq të terroristëve shqiptarë që vret fëmijët, gratë dhe që drejton një kartel të drogës.

Siç shkruan mediumi serb, roli i aktorit serb në këtë film është kopje e vërtetë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Skenat në këtë film përshkruhen si shumë reale, të cilat rikthejnë shijen e hidhur dhe frikën.

Megjithatë pavarësisht shkrimit të mediumit serb ‘ekspres.net’, vetë aktori serb, Sreckoviq thotë se për rolin që luan nuk është frymëzuar nga ndonjë person të caktuar, por ka dashur që të shpreh të keqën e luftërave që udhëhiqen nga vetë njeriu.

Ai thotë se nuk i intereson fare nacionaliteti i këtij karakteri që e luan në film.

Gjithmonë sipas gazetës serbe, ky film është një vepër patriotike ruso-serbe, e frymëzuar nga ngjarjet e vërteta gjatë bombardimeve të Jugosllavisë gjatë vitit 1999.

Storja e këtij filmi ka të bëjë me pushtimin rus të Aeroportit të Prishtinës me 12 qershor të vitit 1999, si përpjekje për të marrë një nga pozicionet strategjike, para se të arrijnë trupat dhe armatimi i NATO-s.

Trupave ruse gjithashtu në këtë fiksion iu bashkohen edhe dy oficerë të ushtrisë Jugosllave Vuk (Milos Rikovic) të cilët ‘terroristët shqiptarë i kanë mbytur të gjithë familjen, dhe kolegu i tij mysliman Fadili (Alexander Radojici). Ata nuk janë të interesuar që ta marrin përsiërp aeroportin, por për t’u hakmarrë “Smukut”, të cilin Vuk dëshiron që ta vras. Të bashkuar rusët dhe serbët luftojnë së bashku kundër “terroristëve shqiptarë”.

Sipas këtij mediumi, ky film fiksion që ndërthur imazhet reale me fatin e vërtetë, tregon ndihmën ruse për serbët, në një luftë me “terroristët shqiptarë”.

Ashtu siç kishin shkruar mediat në vitin 2000, kur rusët e kishin rrahur Ramush Haradinajn.

(Kosova Sot)