Mjekja e QKUK’së shkruan SMS ndërsa pacientët presin, familjari publikon videon

  • 28 March 2019 - 16:35
Mjekja e QKUK’së shkruan SMS ndërsa pacientët presin, familjari publikon videon

Një familjar i një pacienteje në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK ka publikuar një video ku shihet një mjeke specialiste duke shkruar SMS derisa pacientët presin që ajo t’ua lexoj analizat dhe dokumentet tjera.

Një person me emrin Gashi Gashi e ka postuar videon në Facebook, ndërsa ka akuzuar mjeken për neglizhencë dhe mospërfillje të nënës së tij.

“Mu hargjua durimi duke te pritur dhe vendosa qe kta pak sekonda te te Incizoj, Doktoresha jonë (ENDIKRONOLOGIA) e dashur, 3 here te thash mirëdita dhe as njëhere nuk ishe ne gjendje te më japësh pergjigje,mirë Doktoreshë, per mua nuk paske respekt por per (NËNEN) time 64 vjeqe e sëmure dhe shume e lodhur qe priti spaku 3 ore per kontrollë tek ju pse te mungoj respekti spaku asej ti pergjigjeshe kur ajo te respektoj dhe te pershendeti (MIREDITA DOKTORESHE A JE LODHË)?! nuk tregove respekt as per të sepse ishe e zënë me sms qe thoje herë “një pacienti po ia shpjegoj nje terapi e herë me Nanën po flas” pasi perfundove bisedat me sms , qe na le te të presim kogja kohë paj disi fillove më me pelqy po prap e prishe kur Nëna ime filloj te spjegoj gjendjen e diabetit të saj e nderpreve dhe iu drejtove : kadal bre se une jam tu fole , mirë Doktoreshë te lamë prap të flasesh mirpo as raportet mjeksore te Nënës nuk i kontrollove siç duhet, dhe mos te harroj me cek qe shumë mu kan shkatrru nervat kur Nënës sime iu pergjigjeshe me “OP” turp te qoftë”, ka shkruar ky person në Facebook.

Më poshtë e gjeni videon e plotë.

 

Mu hargjua durimi duke te pritur dhe vendosa qe kta pak sekonda te te Incizoj, Doktoresha jonë (ENDIKRONOLOGIA) e dashur, 3 here te thash mirëdita dhe as njëhere nuk ishe ne gjendje te më japësh pergjigje,mirë Doktoreshë, per mua nuk paske respekt por per (NËNEN) time 64 vjeqe e sëmure dhe shume e lodhur qe priti spaku 3 ore per kontrollë tek ju pse te mungoj respekti spaku asej ti pergjigjeshe kur ajo te respektoj dhe te pershendeti (MIREDITA DOKTORESHE A JE LODHË)?! nuk tregove respekt as per të sepse ishe e zënë me sms qe thoje herë "një pacienti po ia shpjegoj nje terapi e herë me Nanën po flas" pasi perfundove bisedat me sms , qe na le te të presim kogja kohë paj disi fillove më me pelqy po prap e prishe kur Nëna ime filloj te spjegoj gjendjen e diabetit të saj e nderpreve dhe iu drejtove : kadal bre se une jam tu fole , mirë Doktoreshë te lamë prap të flasesh mirpo as raportet mjeksore te Nënës nuk i kontrollove siç duhet, dhe mos te harroj me cek qe shumë mu kan shkatrru nervat kur Nënës sime iu pergjigjeshe me "OP" turp te qoftë...

Posted by Gashi Gashi on Wednesday, March 27, 2019

(Kosova Sot)