Deputeti i PDK’së: Policia ktheu në punë personin që dhunoi dhe që kishte probleme mendore

  • 28 March 2019 - 17:22
Deputeti i PDK’së: Policia ktheu në punë personin që dhunoi dhe që kishte probleme mendore

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për projektligjin që ndalon lojërat e fatit për 10 vjet, deputeti Nait Hasani ka folur për rastin e vrasjes javën e kaluar në një kazino të Suharekës

Deputeti i PDK’së, Nait Hasani, thotë se polici që e vrau punonjësin e kazinos në Suharekë, më parë ka qenë i dënuar për shfrytëzim seksual, dhe Policia serish e ka rikthyer në punë.

 “Polici në fjalë ka qenë i akuzuar dhe 7 muaj ka qenë në burg për dhunim seksual. Ai u lirua si i pafajshëm. Policia e Kosovës prap e pranoi në punë dhe ia besoi armën”, ka thënë Hasani.

Po ashtu, Hasani thotë të jetë informuar se polici që kreu vrasjen ka qenë më parë duke u trajtuar në spitalin neuropsikiatrit.

“Polici në fjalë ka ra nga kati i dytë, ka pësu traumë, ka qenë në spital neuropsikitatrik dhe pas saj prap është pranu polic dhe i është ebsuar arma për siguri”, ka shtuar deputeti i PDK’së. 

(kosova Sot)