Tregon profesori, ja cilat nene i shkeli Presidenti

  • 28 March 2019 - 18:37
Tregon profesori, ja cilat nene i shkeli Presidenti

Një vit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e mbajti të bllokuar KQZ-në. U desh ndërhyrja e ambasadorit amerikan Kossnet që situata të zhbllokohet dhe sot të dekretohen anëtarët e ri të KQZ-së.

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot”, ka folur profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

“Ne në Kosovë jemi në një gjendje shumë të rëndë dhe në të gjitha fushat. Probleme kemi në ndarjen e pushtetit, në përcaktimin e kompetencave. Kjo jo pse nuk kemi ligje të sakta, por pse njerëzit në pushtet janë të nivelit te tillë, ku duan të jenë autoritarë. Në këtë anë prin Thaçi në pozitën e presidentit, ky po insiston të japë dhe të koncentrojë kompetencat e legjislativit dhe të ekzekutivit në duar të veta. Kështu bëri me kërkesën që ia paraqiti Gjykatës, ku kërkoi marrjen e kompetencave të Kuvendit. Tash e një vit e bllokon edhe KQZ-ja. Kanë mbetur mbi 30 asamblistë pa u vendosur nëpër asambletë komunale”, ka thënë ai për “Kosova Sot”.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, Thaçi ka shkelur nenin 1 dhe 2 të Kushtetutës.

“E tërë kjo pse nuk i emëron anëtarët e komisionit. U desh që Ambasada e SHBA-së të intervenojë dhe tash jemi në procedurë të emërimit. Presidenti ka kohë që ka shkelur normat kushtetusese. Ai ka shkelur nenin 1 dhe 2 të Kushtetutës, normat e pushtetit legjislativ dhe ka dalë edhe kundër nenit 121 dhe 125 të Kodit Penal të Kosovës. Z. Thaçi në fakt ka bërë vepra të rënda penale dhe vendin e kanë burg", tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)