E zbulon analisti politik: Ja pse Hashim Thaçi e mbajti të bllokuar KQZ-në

  • 28 March 2019 - 18:57
E zbulon analisti politik: Ja pse Hashim Thaçi e mbajti të bllokuar KQZ-në

Presidenti Hashim Thaçi, pas një viti ka zhbllokuar KQZ-në. E krejt kjo erdhi pas kërkesës urgjentë të SHBA-së për emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

Sipas analistëve politikë, Thaçi e ka mbajtur të bllokuar KQZ-në për interesa personale dhe të PDK-së.

"Hashim Thaçi mendon se Kosova është shtet vetëm e tij, harron ky despot se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve, dhe prandaj ky tiran nuk mund të bëjë çka të dojë. Talljet me popullin dhe përbuzja e këtij matrapazi nuk kanë të ndalur, por, falë Amerikës që ia ngre veshin dhe e detyron të mbështet për muri dhe shumë i turpëruar. Mendja e tij e sëmurë e bllokoi KQZ-në vetëm për interesat e tij dhe bandës së tij, PDK-së. Presioni i bandave politike vendore nuk pati sukses dhe nuk bëri gjë, sepse ishin të pafuqishëm kundrejt këtij despoti, që shkel ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe nuk i respekton fare.Mirëpo, kur i trokiti në derë ambasadori amerikan, z. Kossnet nuk bëri as gek e as mek”, thotë analisti, Reshat Badllaj për “Kosova Sot”.

Sipas tij, tashmë shpresa e humbur e qytetarëve të pashpresë fare nga kryebanditët dhe banditët e majave të shtetit, mbështetet vetëm te shteti mik dhe më i fuqishëm në tërë globin, Amerika.

Image
Reshat Badllaj

“Kjo po ashtu nënkupton se pa mbikëqyrjen e amerikanëve shtetin e qeverisin bandat mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale që kanë vetëm fjalë, që nga mëngjesi deri në darkë flasin për korrupsion, ndërkaq pikërisht këta banditët e majave të shtetit janë njerëzit më të korruptuar jo vetëm në Ballkan, por në tërë Evropën. Tashmë shpresa e humbur e qytetarëve të pashpresë fare nga kryebanditët dhe banditët e majave të shtetit mbështetet vetëm te shteti mik dhe më i fuqishëm në tërë globin, Amerikën dhe në këmbëngulësinë e palëkundur të Gjermanisë, sepse kryebanditët sundojnë si në nivelin qendror, si në nivelin lokal pa frikë fare, sepse as ky sistem i kalbur gjyqësor nuk guxon t´i trazojë këto grupe dhe klane mafioze që është rrjet shumë i rrezikshëm që e kanë kapur pushtetin. Vetëm ndaluni dhe shikoni se si i bënë punësimet këta kryebanditë në Telekom dhe në PTK, të gjithë i madh e i vogël, të gjallë e të vdekur, familjarë, miq, dhe askush nga populli i shkretë që mbeti i mashtruar nga këto banda", tha analisti Reshat Badallaj - Zhurjani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)