Lekaj tregon se kur lëshohet në qarkullim autostrada “Arben Xhaferi”

  • 28 March 2019 - 21:50
Lekaj tregon se kur lëshohet në qarkullim autostrada “Arben Xhaferi”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se kompania “Bechtel Enka” mund të penalizohet për shkak të moskryerjes së punimeve në autostradën “Arben Xhaferi”. Ai ka thënë se kjo autostrada do të kryhet më muajin maj.

Lekaj, ka treguar se kanë bërë kërkesë që të panelizohet kompania.

“Do të ketë penalizmi për moskryerje të punës. Kemi bërë kërkesë që të ketë penalizmi. Punimet në autostradë është dashur të kryhen në janar të vitit 2018”, ka thënë Lekaj

Ai ka treguar se punimet në autostradë do të kryhen në muajin maj.

“ Besoj që autostrada do të kryhet në muajin maj të këtij viti”.

Lekaj ka treguar po ashtu se Qeveria e Kosovës deri me tash ka paguar katër muaj të gjobës së 53 milionë eurove.

“Katër muaj janë paguar deri më tash nga 53 milionët për dënimet. Janë paguar 18 milionë euro”.

(Kosova Sot)