Shoferi i autobusit ia përplas derën e nuk e lë të hyjë gruan me shami

  • 29 March 2019 - 09:03
Shoferi i autobusit ia përplas derën e nuk e lë të hyjë gruan me shami

Një shofer autobusi po akuzohet se qëllimisht i ka përplasur dyert një gruaje myslimane e cila ishte e veshur me hixhab duke mos e lënë të hynte në autobus.

Kjo ka ndodhur tre ditë pas sulmit terrorist në Christchurc, jashtë xhamisë së Al Noorit.

Një dëshmitar pohon autobusi u ndal në një stacion dhe ndërsa shoferi la fillimisht një grua të hynte, ndërkaq, më pas e përplasi derën për gruan me hixhab.

“Ia mbylli dyert edhe pse në autobus kishte ulëse të lira”, deklaroi një nga dëshmitarët.

Tutje, ai ka shkruar se ishin të shokuar, posaçërisht nga masakra që kishte ndodhur ditë më parë.

Derisa gruaja po kthehej nga memoriali është pyetur se si ishte megjithatë kishte deklaruar se ishte shqetësuar nga ajo se çka kishte ndodhur.

Gruas iu është kërkuar falje për rastin ndërkaq ende nuk është bërë e ditur a është pezulluar shoferi, për shkak të ligjeve për privatësinë në Zelandën e Re.

(Kosova Sot)