Ischinger: Kosova e Serbia janë larg marrëveshjes, problem njohja reciproke

  • 29 March 2019 - 10:28
Ischinger: Kosova e Serbia janë larg marrëveshjes, problem njohja reciproke

Eksperti gjerman për Ballkanin, Wolfgang Ischinger po vlerëson se një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë është ende shumë larg arritjes.

Madje për të mos thënë me vite dritë larg marrëveshjes, Ischinger thotë se Kosova dhe Serbia janë më milje larg një pajtimi.

“Aktualisht jemi me milje larg marrëveshjes për të mos dhënë me vite drite nga këto supozime dhe kushte”, thotë ai.

Sipas tij, problemi më i vështirë në këtë aspekt është njohja e ndërsjellë e dy etniteteve.

Ischinger tutje thotë se plani që e kishte propozuar ai, nuk përfshinte njohje ndërkombëtare të ndërsjellë, dhe se sipas tij ky problem aktualisht është duke u shmangur.

“Në Gjermninë e vitit 1972 ne kishim një sitautë të ngjashme. Kishim dy shtete gjermane që nuk e njihnin njëra tjetrën, dhe megjithatë ato duhej të vendosin për një bashkëpunim nëse donin të kishin ulëse në OKB”, tha tutje ai.

Ischinger që është ish i dërguar i BE-së në negociatat për statusin e Kosovës tha tutje në këtë aspekt nuk kanë ndryshuar shumë gjëra gjatë 10 viteve të fundit, dhe se sipas tij disa elemente nga plani i tij do të ishin shumë të dobishme nëse do të zbatoheshin.

Ischinger u pyet edhe për demarkimin e mundshëm të kufirit mes dy vendeve, për të cilin opsion ai tha se mund të çojë në dy ekstreme të kundërta.

“Dhe nëse kjo çon në paqe apo në shkaqe të reja për shpërthimin e konfliktit”, tha ai.

Megjithatë, sipas Ischinger, një ndryshim i mundshëm kufijsh, mund të hapë kutinë e Pandorës, nga e cila do të lindnin probleme të reja që nuk çojnë në marrëveshje. 

(Kosova Sot)