Shpallet ekipi i Kosovës që do të garojë në Angli për matematikë, tre nxënës janë nga shkolla Mehmet Akif

  • 29 March 2019 - 10:55
Shpallet ekipi i Kosovës që do të garojë në Angli për matematikë, tre nxënës janë nga shkolla Mehmet Akif

Edhe këtë vit nxënësit e shkollës Mehmet Akif-Lipjan janë zgjedhur ndër më të mirët e Kosovës në matematikë nga Shoqata e Matematikantëve të Kosovës. Tre nxënës të kësaj shkolle fituan të drejtën për të qenë pjesë e ekipit të Kosovës që do të garojë në Olimpiadën Botërore të Matematikës që do të mbahen në Britaninë e Madhe. Ndërkaq nxënësi Dren Neziri shprehet i lumtur që do të përfaqësojë Kosovën dhe ka falenderuar shkollën Mehmet Akif për ndihmën e dhënë në mësime.

Pas shqyrtmit të secilit test, në prezencë të nxënësit përkatës, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar se është perzgjedhur ekipi qe do të përfaqesojë Kosovën në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare - IMO 2019, e cila këtë vit organizohet në Bath, Mbretërinë e Bashkuar (United Kingdom), nga 11 – 22 korrik 2019, ku Kosova merr pjesë për herë të nëntë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Në këtë ekip bëjnë pjesë 6 nxënës dhe tre nga ta janë nga shkolla Mehmet Akif. E për këtë shpreehet krenar edhe drejtori i shkollës Ender Tergip cili ka thënë se i mbështesin me shumë entuziazëm nxënësit e tyre.

“ Në mesin e ekipit që është zgjedhur nga Shoqata e Matematikantëve të Kosovës; Leart Ajvazaj, Viktor Ahmeti dhe Dren Neziri, nxënës të Kolegjit Mehmet Akif, do ta përfaqsojnë Kosovën në Olimpiadën Matematike ndërkombëtare-IMO 2019 . Në këtë garë kolegji jonë merr pjesë për të disatën herë. Kësaj radhe gara do të mbahet në Bath, në Mbreterinë e Bashkuar, që nga data 11 deri më 22 korrik. Si çdo herë shkolla jonë me entuziazëm të madh i mbështet dhe ju gjendet pranë nxënësve, për të qenë sa më të suksesshëm.” tha Ender Tergip.

Ndërsa nxënësi i kësaj shkolle Dren Neziri thotë se është kënaqësi që para talenteve të mbash flamurin e Kosovës.

“ Mua Kolegji Mehmet Akif me ka ndihmuar shumë në këtë drejtim. Në shkollë përgatitja për këto gara ka filluar nga fillimi vitit. Që atëherë kam marrë mësime shtesë të cilat më kanë hyrë në punë shumë gjatë olimpiadave. Po ashtu në kolegj kam takuar mjaft olimpiadistë që më kanë ndihmuar shumë gjatë rrugës time deri ketu. Përvec këtyre kam pasur edhe një përkrahje të madhe nga nxënësit dhe stafi i shkollës. Tani ekipi është duke u përgatitur për olimpiaden e cila këte vit mbahet në Angli. Qëllimi im por edhe i ekipit është përfaqesimi sa me i denjë i Kosovës në këto gara dhe popullarizimi i matematikës në trojet shqiptare e vecanërisht në Kosovë.” tha ai.

Por, nxënënësit e shkollave Mehmet Akif kanë shkëlqyer edhe vitet e kaluara në këtë olimpiadë. Në vitin 2016, nxënësja Doruntina Sylejmani ka ngritur flamurin e Kosovën në shtetin e largët të Hong-Kong-ut duke fituar medalje të bronztë.

(Kosova Sot)