Shqiptari i vrarë në Spanjë, detaje dhe pamje të reja nga vendngjarja

  • 29 March 2019 - 10:57
Shqiptari i vrarë në Spanjë, detaje dhe pamje të reja nga vendngjarja

Shqiptari që u gjet i vdekur në Spanjë, dyshohet se u bë objekt i një ekzekutimi tipik mafioz, por shkaqet janë ende të mistershme edhe pse policia atje ka pistat e saj.

I riu jetonte në Totana, provincë e Murcia në Spanjë.

Natën duke gdhirë dita e djeshme, ai u gjet i pajetë.

Trupi i të ndjerit u pikas pranë lumit Guadalentin.

Hetuesit thanë se ai ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Viktima kishte vite që jetonte në këtë lokalitet.

Ai punonte gjatë natës si truproje, portier i një diskoteke në Totana.

Hetimet pi vazhdojnë për të zbardhur detajet ende të pazbardhura të këtij krini.

Image