‘Godet’ O'Connell: Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë, është koha që...

  • 29 March 2019 - 12:00
‘Godet’ O'Connell: Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë, është koha që...

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairí O'Connell, përmes një postimi i është kundërpërgjigjur ministrit, Pal Lekaj, i cili kritikoi ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, për të cilin tha se po të vendoste ai, do ta dëbonte që sot nga Kosova.

Por, O'Connell i ka dalë në krah ambasadorit, Lebet.

Sipas O'Connell, ai e ka thënë atë që të gjithë e mendojnë.

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar O'Connell në faqen e tij në facebook, përcjellë “Kosova Sot”.

Kujtojmë sek ditë më parë, ambasadori i Zvicrës në Kosovë,Jean-Hubert Lebet është treguar i ashpër me politikanët kosovar, gjatë qëndrimit të tij në Skenderaj.

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 për qind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen, jo për të financuar veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka shumë shërbyes civilë, tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. Mjaftë është bërë për të përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim”, tha ai.

(Kosova Sot)