Norvegjia dëbon kosovarin, pasi që kanosi zyrtarin policor norvegjez

  • 29 March 2019 - 12:49
Norvegjia dëbon kosovarin, pasi që kanosi zyrtarin policor norvegjez

Autoritetet norvegjeze kanë dëbuar një kosovar nga vendi i tyre, pasi që i njejti ka kanosur zyrtarin policor norvegjez që ishte në përcjellje të tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se rasti ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me 21 të këtij muaji. 

“Me datën 21.03.2019, i dyshuari mashkull K/Shqiptar pas dëbimit nga Norvegjia në Kosovë, ka kanosur zyrtarin policor norvegjez i cili ishte në përcjellje të tij. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia nuk ka treguar identitetin e të dyshuarit dhe as arsyen e dëbimit të tij në Kosovë.

(Kosova Sot)