Reagon edhe Anton Quni: Këtë e di çdo ambasador, ja çfarë do të bënim me 60 mijë veteranë

  • 29 March 2019 - 13:54
Reagon edhe Anton Quni: Këtë e di çdo ambasador, ja çfarë do të bënim me 60 mijë veteranë

Deputeti i LDK-së dhe ish komandanti në luftën e Koshares, Anton Quni përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me deklaratat e Pal Lekajt për ambasadorin zviceran në Kosovë.

Ky është postimi nga Quni:

Lufta nuk është vetem art, por edhe matematikë!

Sipas normave ushtarake, për të kontrolluar një teritor nevojiten 4-5 ushtar në kilometër katror.

Nuk është rastësi që mbi 40.000 ushtar serb u tërhoqen nga Kosova dhe u vendosën 50.000 forca të KFOR-it.

Me 60.000 veteran të UÇK-së ne do te krijonim epërsi mbi forcat serbe dhe nuk do të kishim nevojë edhe për forcat e KFOR-it.

Këtë matematikë e din çdo ambasador!

(Kosova Sot)