Gruaja nga Lipjani gjuan me armë, videon e poston në Facebook

  • 29 March 2019 - 14:40
Gruaja nga Lipjani gjuan me armë, videon e poston në Facebook

Një grua nga Lipjani është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që e njëjta kishte shtënë me armë zjarri dhe më pas kishte postuar videon në rrjetet sociale.

Sipas policisë, përmes rrugëve operative është identifikuar e dyshuara femër Kosovare/Shqiptare, e cila kishte postuar në rrjete sociale një video ku vërehej se kishte shtënë me armë zjarri.

“Arma e zjarrit-revole e llojit Zoraki, një karikator dhe tre fishekë, vullnetarisht është dorëzuar dhe është konfiskuar tek një familjare e të dyshuarës”, thuhet në njoftimin e policisë.

E dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot)