Vodhi radio në një veturë, arrestohet 19-vjeçari nga Mitrovica

  • 29 March 2019 - 14:45
Vodhi radio në një veturë, arrestohet 19-vjeçari nga Mitrovica

Policia në Mitrovicë ka arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

“Arrestimi i të dyshuarit K. H., 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale “vjedhje” që ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë, ku cak i vjedhjes ishte një aparat i radios së veturës”, tha policia.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

(Kosova Sot)