Ja pamjet, avionët e NATO-s “pushtojnë” qiellin shqiptar

  • 29 March 2019 - 14:55
Ja pamjet, avionët e NATO-s “pushtojnë” qiellin shqiptar

Sot Shqipëria shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO.

Në kuadër të kësaj dite, u zhvilluan një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tirana ka qenë e veshur sot me ngjyrat e NATO-s duke marrë një pamje mbresëlënëse.

Përveç prezantimit të armëve të ushtrisë në sheshin “Nënë Tereza”, në qiellin shqiptar kanë fluturuar dhe avionët e NATO-s.

(Kosova Sot)