Komandantët në alarm, ja kur priten aktakuzat e para të Speciales

  • 29 March 2019 - 16:15
Komandantët në alarm, ja kur priten aktakuzat e para të Speciales

Nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë thënë se gjatë muajit prill priten qindra ftesa nga Gjykata Speciale.

Sipas analistëve politikë, ky është një sinjal se ngritja e aktakuzave të para nga Gjykata Speciale do të marr edhe shumë kohë.

Analisti politik, Gani Qarri thotë se procedura deri në ngritjen e aktakuzave nga Specialja, pritet të zgjasë deri në gjashtë muaj.

“Me gjithë paralajmërimet nga OVL e UÇK-së, se gjate muajit prill priten qindra ftesa nga Gjykata Speciale, një prej të cilave erdhi edhe para dy ditësh me ç ‘rast edhe një person u ftua nga Specialja, marrja, shqyrtimi, krahasimi dhe vërtetimi i dëshmive për tu shndërruar ato në aktakuzë, është një proces i cili merr kohë dhe zgjatë të paktën pesë-gjashtë muaj”, thotë për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Sipas tij, Specialja do të përfundojë me intervistimin e dëshmitarëve dhe grumbullimin e dëshmive, e më pas do të ngritë aktakuzat.

“E dyta, unë mendojë që Gjykata Speciale, së pari do të përfundojë procedurën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve, mbledhë të gjitha dëshmitë, apo grumbulloj të paktën ato më kryesoret, në mënyrë që të mund të vendosë se kush dhe për çka duhet të akuzohet e nxirret para drejtësisë. Ndaj vijimi i marrjes së dëshmitarëve në pyetje gjatë gjithë muajit prill dhe ngritja e aktakuzave në maj, më duket procedurë pak e ngutshme, nëse nuk është fjala për ndonjë të akuzuar të rangut të ulët, apo të rëndomtë, kur kihet parasysh fakti se kjo nuk është një Gjykatë Speciale”, shprehet ai për “Kosova Sot”.

Sipas Qarrit, arrestimi eventual i komandantëve që mund të akuzohen nuk mund ta destabilizojë vendin.

“Ndërsa sa i takon asaj se a ka rrezik të destabilizimit të vendit nga komandantët të cilët pritet të akuzohen, unë besoj se jonë masën që ata do të dëshironin. E veçanërisht, nëse nga Gjykata merren politik-bërësit kryesor të shtetit, të cilët e sollën Kosovën në këtë gjendje kaotike dhe të pa rrugëdalje, aq sa të kërkojë e gjithë rinia, të ik sa më larg prej tyre dhe vendit, me gjithë përpjekjet e të ashtuquajturave "OVL" përveç ndonjë pakënaqësie lokale, e cila mund të shpifet e fryhet në mënyrë artificiale, askush nuk do të shqetësohet për marrjen e tyre. Madje pas dy dekadash inkriminimi të të gjitha institucioneve e të shtetit, shumica e popullsisë shqiptare të Kosovës, do t’i gëzohet largimit nga pushteti dhe politikbërja, qoftë edhe në këtë mënyrë, të "komandantëve" të të gjitha këqijave që tash e 20 vite, po i ndodhin dhe zënë frymën këtij vendi”, përfundon për “Kosova Sot”, analisti, Gani Qarri.

(Kosova Sot)