Tregon Ibrahim Kelmendi: Koalicioni aktual u formua me komandim të BIA-s dhe DGSE-së

  • 29 March 2019 - 16:22
Tregon Ibrahim Kelmendi: Koalicioni aktual u formua me komandim të BIA-s dhe DGSE-së

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, nga analistët politikë po shihet si kryedështimi i Qeverisë 'Haradinaj', i cili arriti që për 13 muajt e fundit jo vetëm të mos sjellë asnjë njohje, por për më tepër 13 shtete kanë tërhequr njohjen e tyre.

E lidhur me këtë, ish udhëheqësi i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, thotë për “Kosova Sot” se koalicioni aktual është formuar me komandim të BIA-s dhe DGSE-së.

"Vetëm ata që nuk kishin informacion dhe ndonjë intersgji, mund të ketë shpresuar se Behgjet Pacolli është njeriu i duhur për post të zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Meqë koalicioni i tanishëm qeveritar duhet të jetë formuar me komandim të BIA-s dhe DGSE-së, sigurisht që edhe emërimi i njerëzve në poste kaq të larta shtetërore ka qenë përzgjidhje e atyre shërbimeve, sepse kishin synim kryesor komplotimin e shtetit të Kosovës. Dhe, një kësi plëngprishësi duhet të dëshmonte se është kuisling i zellshëm, që jo vetëm nuk do të sigurojë njohje të reja, por do të komplotojë edhe disa prej njohjeve që kishin ndodhur. Populli injorant i ka sundimtarët që i meriton, nuk kërkon dot llogari! Fatkeqësisht", theksoi analisti Ibrahim Kelmendi për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)