Gjermania ‘godet’ BE-në për kufijtë e Kosovës: Ky është një kërcënim, dihet se çfarë ka...

  • 29 mars 2019 - 17:26
Gjermania ‘godet’ BE-në për kufijtë e Kosovës: Ky është një kërcënim, dihet se çfarë ka...

Drejtuesi i partisë Kristian Demokrate në Gjermani, Gunther Kirchbaum, parti kjo që është një nga aleatët më të ngushtë të kancelares Angela Merkel, ka thënë se për idenë e korrigjimit të kufijve, Gjermania është shumë e qartë.

“Gjermania është shumë e qartë, ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve në Ballkan nuk është i mundur. Tërheqja e linjave etnike për Berlinin është një kërcënim”, ka thënë Kirchbaum, shkruan ‘srbijadanas’.

Kirchbaum në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, thotë  se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin parasysh pasojat, kur flasin për një çështje të tillë, pasi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përgjatë konflikteve të  viteve 90-ta është provuar që të vendoset kufij në baza entike por dihet se çfarë ka ndodhur.

Sipas tij vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të trajtohen si njësi të veçanta, në funksion të historisë së tyre të përbashkët.

“Sa herë që diskutojmë zgjidhjet e mundshme për çështje dypalëshe, duhet të marrim parasysh pasojat që mund të shkaktohen për vendet tjera. Prandaj është vendimtare që të veprohet me kujdes”, ka thënë ai.

Kirchbaum ka paralajmëruar edhe një konferencë që do të organizohet me nismën e Gjermanisë të quajtur “Procesi i Berlinit”, që do të mbahet me anëtarë të shteteve të ndryshme në korrik të 2019-ës,

“Kjo vërteton se e gjithë Evropa është e gatshme që të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe të përmirësojë bashkëpunimin ndër fqinjësore ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Kirchbaum.

Për politikanin gjerman kur flitet për noramzlimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘nuk është çështje diskutimi nëse zgjidhja do të jetë e pranueshme për Gjermaninë”.

‘Në vend të kësaj, Evropa si tërësi duhet të pyet veten, nëse shkëmbimi territorial do të krijojë më shumë probleme në rajon sesa që i zgjidh ato. Vendet fqinje kanë një qëndrim mjaft kritik për opsionin e korrigjimit të kufijve, siç është Maqedonia Veriore me minoritetin mjaft të rëndësishëm shqiptar “, ka përfunduar kreu i kristiandemokratëve të Gjermanisë, dhe aleati i Merkelit, Gunther Kirchbaum.

Ideja për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve kishte zënë fill në Forumin e Alpbachut në Austri vitin e kaluar, që u organizuar nga presidenti i Austrisë dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz. Edhe pas atij Forumi, i vetmi nga Evropa që ka dalë hapur në përkrahje të idesë së korrigjimi të kufijve është kancelari austriak Kurz. Një ide e tillë përveç në Evropë, nuk ka gjetur përkrahje as në Kosovë. E gjithë klasa politike përveç presidentit Thaçi, mendon se një ide e tillë do ta destabilizonte rajonin, dhe do të hapte statusin e Kosovës.

(Kosova Sot)