Zyrtare: Anton Quni kandidat për kryetar të LDK-së

  • 29 March 2019 - 17:49
Zyrtare: Anton Quni kandidat për kryetar të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish komandant në luftën e Koshares, Anton Quni, do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së në degën e Prizrenit.

Kështu ka mësuar gazeta “Kosova Sot” nga burime brenda degës së LDK-së në Prizren.

“Po, Anton Quni do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së në degën e Prizrenit. Sot gjatë mbledhjes së kryesisë së LDK-së në Prizren e ka bërë zyrtare kandidaturën e tij”, ka thënë ky burim i “Kosova Sot” brenda LDK-së në Prizren.

(Kosova Sot)