NASA po kërkon vullnetarë, do paguaj 19 mijë dollarë për të…

  • 29 March 2019 - 18:27
NASA po kërkon vullnetarë, do paguaj 19 mijë dollarë për të…

NASA është në kërkim të 24 vullnetarëve që mund të qëndrojnë në shtrat për dy muaj. Ai që do të marrë pjesë në studimin e NASA-s do të marrë një pagesë prej 19 mijë dollarësh.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë këtyre ditëve nuk duhet të ngriheni nga krevati asnjëherë. Ky studim do të zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore europiane dhe atë Hapësinore gjermane.

Qëllimi është që të kuptohen reagimet e trupit në mungesë të gravitetit, e sigurisht të shihen edhe efektet negative.

NASA ka njoftuar se gjithsej kërkohen 12 burra dhe 12 gra, të moshave nga 24 deri në 55 vjeç, e të gjithë duhet të dinë gjermanisht.

Njëkohësisht thuhet se studimi do të zhvillohet nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2019 në qytetin e Këlnit. Vullnetarët, nga pozicioni i shtrirë duhet të hanë, të bëjnë ushtrime në vend, e madje edhe të lahen.

Ata do të ndahen dy grupe., ku i pari do të vendoset rreth një lloj centrifuge, e para në botë që simulon një gravitet artificial, i cili duhet ta bëjë gjakun të lëvize në të gjithë trupin, deri në ekstremitete.

Ndërsa i dyti do të rrijë fare i palëvizur, për të parë kështu dallimin dhe reagimin në të dyja situatat.

(Kosova Sot)