Kosova një oazë dhe çerdhe e krimit të organizuar

  • 29 March 2019 - 19:05
Kosova një oazë dhe çerdhe e krimit të organizuar

Në numrin e nesërm të gazetës “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a është ndëshkuar qoftë edhe një prokuror apo gjyqtarë për dështim në punën e tij gjatë vitit të kaluar e deri tash? Pse pikërisht mosndëshkimi dhe mosdhënia përgjegjësisë e prokurorëve dhe gjyqtarëve e ka sjellë shtetin e Kosovës në një oazë dhe çerdhe të krimit të organizuar!?

Si ka evoluar krimi i organizuar në Kosovë dhe si strukturat primitive dhe të dhunshme kriminale u kthyen në organizata të komplikuara e kërcënuese për vendin, të cilat investojnë kinse në biznese të “ligjshme” të mafio-oligarkëve,përmes së cilëve e bëjnë pastrimin e parave si në Kosovë poashtu edhe në PARAJSA FISKALE, si dhe po ashtu në promovimin e njerëzve pranë tyre në politikë? Si janë bërë NJË politika me organizatat kriminale të nëntokës në Kosovë dhe jashtë Kosovës? A është NËNTOKA MAFIOZE me mafio-oligarkët në “një limbo” mes aktiviteteve të paligjshme që i kanë pasuruar dhe i pasurojnë, si dhe atyre gjoja të ligjshme, përmes të cilave qarkullojnë dhe pastrojnë paratë?

Si e sa janë lidhur në këtë rreth tepër kriminal edhe gjykatat dhe prokuroritë, duke mos u marrë fare me mafio-oligarkët, politikanët e lidhur me ta si dhe nëntokën, por edhe në rast se ndonjë rast i vogël dhe jo i rëndësishëm hapet, atëherë flitet për dënime qesharake?!! Pse derisa krimi i organizuar i nëntokës në Kosovë i ka në duar politikën,të gjitha institucionet në nivel qendror dhe lokal, prokurorinë dhe më tej gjykatat e tre niveleve, Kosova do të vazhdojë të mbetet vetëm si një “oazë” e krimit të organizuar?!!!

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.