E zbulon gazetari austriak: Ja takimi ku lindi ideja për shkëmbim territoresh, Rama, Thaçi, Haxhiu...

  • 29 March 2019 - 19:33
E zbulon gazetari austriak: Ja takimi ku lindi ideja për shkëmbim territoresh, Rama, Thaçi, Haxhiu...

Profesori ndërkombëtar, doktor, Enver Bytyçi, në faqen e tij ë facebook, ka publikuar një shkrim, ku citohet gazetari i gazetës” Der Standard” të Vjenës, që sipas tij ideja për shkëmbimin e territoreve të Kosovës ka lindur në vitin 2016 në takimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ky është postimi i plotë nga Bytyçi:

Korespondenti i gazetes Der Standard të Vjenës, Adelheid Wölfl, ka njoftuar se ideja për shkëmbimin e territoreve të Kosovës ka lindur në vitin 2016 në takimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq mme kryemministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një publikim të fondacionit të Partisë së të Gjelbërtëve Gjermanë “Heinrich Boell”, sipas këtij plani të diskutuar dhe miratuar në takimin e vitit 2016 midis Ramës dhe Vuçiq, do të duhet qe pjesa e veriut të Kosovës, e cila banohet në shumicë nga serbët t’i bashkëngjitet territorit të Serbisë, ndërkohë që një pjesë e territorit të komunës së Preshevës do të duhej t’i bashkëngjitej Kosovës.

Fondacioni gjerman konstaton se “Ky shkëmbim territori është në të vërtetë ëndërra e vjetër përkatëse e nacionalistëve serbë”. (Diese Gebietsaustauschideen sind eigentlich sehr alt und entsprechen den Träumen serbischer Nationalisten).

Ata që dëshirojnë le ta përkthejnë këtë fjali fjalë për fjalë dhe do të kuptojnë se ndarja e Kosovës është ëndërr e nacionalistëve serbë. Për pasojë ata do të kuptojnë se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu e kanë shpallur veten si nacionalistë serbë! Nëse ka shqiptar që i do, i përqafon, apo i voton nacionalistët serbë, le të votojë, dashurojë dhe përqafojë fort edhe Edi Ramën,, Hashim Thaçin dhe Bato Stanishiqin!

(Kosova Sot)