Njohësit e diplomacisë e arsyetojnë deklaratën e ambasadorit zviceran

  • 29 March 2019 - 21:12
Njohësit e diplomacisë e arsyetojnë deklaratën e ambasadorit zviceran

Fjalimi i ambasadorit Zviceran nxiti shumë reagime në Kosovë.

Jean-Hubert Lebet tha se nuk është normale që qeveria e tij të financojë projekte e, në anën tjetër, Kosova t’i paguajë veteranët e rrejshëm.

Për këtë deklaratë reagoi ashpër ministrit të Infrastrukrës Pal Lekaj.

Por, e deklaratat e Lekajt nuk po i sheh me vend një ish ambasador u Kosovës.

“Sigurisht ka vende në të cilat ambasadorët janë më të kujdeshëm, por te ne krijimi i Kosovës është i përbashkët me ta, për këtë lejohet edhe pse nuk është diçka e re dhe që duhet të mirret aq seriozisht’, ka thënë  Sabri Kicmari, ish ambasador i Kosovës në Australi

Të ngutshëm reagimin e Lekaj e sheh edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi.

“Kur ka fol për fondet e veta ka fol për taksapaguesit zicecerran. Kjo do të duhej me kalu pa buj se edhe ambasadorët e tjerë nuk është që nuk përmendin temat e korrupcionit këtu. Kaniher edhe këshilat duhet me i marrë si të mirëqena dhe jo me i marrë si ndërhyrje”, është shprehur Gashi.

Ndërkohë, ish diplomati Sabri Kicmari tregon se në çfarë rasti do të duhej kërkuar largimin e ambasadorëve që shërbejnë në Kosovë.

“Mendoj që masa të tilla mund të ndërmerren vetëm në rastet kur preken interesat e vendit tonë dhe i dëmton seriozisht marrëdhëniet ose interesat nacionale”, ka thënë Kicmari.

Ndryshe Zvicra llogaritet si një nga shtetet më miqësore me Kosovën, të cilët kanë dhënë shumë para për përmirësimin e infrastrukturës në Kosovë.

(Kosova Sot)