Gjithçka rreth aksidentit ku vdiq 26 vjeçarja dhe u lëndua djali i saj 3 vjeçar

  • 30 March 2019 - 08:24
Gjithçka rreth aksidentit ku vdiq 26 vjeçarja dhe u lëndua djali i saj 3 vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në magjistralen Gjilan – Ferizaj, konkretisht në dalje të fshatit Partesh. Nga ky aksident jetën e ka humbur një 26 vjeçare.

Por, 26 vjeçarja nuk ishte e vetëm në veturë. Me vete ajo kishte edhe djalin e saj 3 vjeçar, i cili shpëtoi vetëm me lëndime, kurse për tretman u dërgua në Prishtinë.

Gjatë pasdites në QKUK kishin ardhur edhe familjarë të viktimës, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk pranuan të flasin, ndërsa trupi i pajetë i 26 vjeçares, me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion.

Pas ekzaminimit fillestar të vendit të ngjarjes policia thotë se shkak i aksidentit fatal ishte tejkalimi i pasigurt.

Për këtë aksident ka dhënë detaje Ismet Hashani nga policia rajonale e Gjilanit.

“Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan – Ferizaj në dalje të fshatit Partesh. Një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, një fëmijë është lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha Hashani

Policia ka intervistuar edhe dy shoferët e kamionit që ishin përfshirë në aksident njëri nga të cilët është ndaluar për 48 orë

(Kosova Sot)