Preteni: Kosova e prangosur nga mafio-oligarkia politike
Analisti tjetër, Skënder Kapiti, vlerësoi për “Kosova Sot” se Kosova është kapur dhe prangosur nga mafio-oligarkia politike dhe juridike e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës nga regjimi kriminal e genocidial serb, sot fatkeqësisht Kosova ka rënë pre e korrupsionit dhe e krimit të tij, të krimit të organizuar, të krimit gjyqësor dhe abuzimeve me detyrat shtetërore dhe të krimit të hajdutërisë”, u shpreh ai.
“Kërcënimi më i madh shtetit dhe shoqërisë shqiptare sot i vjen nga drejtësia dhe politika e pushteti i kriminalizuar dhe i korruptuar.
(Kosova Sot)