Hoxhaj takon deputeten shqiptare, Rudina Hajdari, flasin për sfidat e integrimit euro-atlantik të rajonit

  • 30 March 2019 - 14:26
Hoxhaj takon deputeten shqiptare, Rudina Hajdari, flasin për sfidat e integrimit euro-atlantik të rajonit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim deputeten demokrate të Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdarin. Gjatë takimit të dy palët diskutuan për sfidat e shqiptarëve në Ballkan, me theks të vecantë perspektivën euro-atlantike të rajonit.

Hoxhaj tha se Hajdari është një politikane e re me shumë potencial, dhe një zë i fuqishëm për forcimin e demokracisë. E përgëzoi për ndjekjen e hapave të babait të saj të ndjerë Azem Hajdarit.

“Vizitë e këndshme në Prishtinë nga deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdari. Një politikane e re me shumë potencial dhe një zë i fuqishëm në Shqipëri që po ndjek gjurmët e babait të saj, politikanit Azem Hajdari, për forcimin e demokracisë dhe perspektivës evropiane të shtetit shqiptar”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

(Kosova Sot)