Arrestohet 65 vjeçari i cili jetonte paligjshëm në rrugë

  • 30 March 2019 - 19:10
Arrestohet 65 vjeçari i cili jetonte paligjshëm në rrugë

Një burrë u arrestua nga policia në Kamboxhia, pasi dyshohej se jetonte në Azinë Juglindore në mënyrë të paligjshme për një vit.

Paul Granville, 65 vjeçar, u kap nga policia në trotuarin e qytetit të Siem Reap, më 21 mars.

Raportohet se Granville mbërriti në Kamboxhia në mars të vitit të kaluar, në aeroportin ndërkombëtar të Phnom Penh para se të udhëtonte për në Siem Reap, ku humbi pasaportën e tij.

Pas shpenzimit të të gjitha parace, Granvile besohet të ketë fjetur në rrugë që atëherë.

Një foto tregon skocezin e nxirë nga dielli, me një këmishë të copëtuar pranë një oficeri pas arrestimit të tij.

Policia thotë se tani po punohet për dëbimin e tij.

(Kosova Sot)