Theret shqiptari në burgun grek

  • 30 March 2019 - 21:47
Theret shqiptari në burgun grek

Një shqiptar është goditur me thikë në qelinë e burgut në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune rreth orës 11.00, ku gardianët e burgut kanë gjetur të gjakosur shqiptarin, në qeli në godinën e pestë të burgut Koridallo të Athinës.

I dënuari shqiptar është goditur me thika në pjesën e pasme të trupit, ndërkohë është dërguar menjëherë në spitalin e të burgosurve, ku sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këto ngjarje, gazetari Shpëtim Zinxhiria për Fax News shprehet se:

“Ambasada shqiptare në Greqi ka vite që nuk hetuar asnjë prej ngjarjeve të tilla plagosjesh apo vrasje, si dhe si gjithmonë i mëson nga media. Kjo ndodh për shkak të mungesës së vullnetit, por edhe të personelit nga ky institucion për të hetuar”

(Kosova Sot)