Ky është polici që dyshohet se vrau vetën me armë në Pejë

  • 30 March 2019 - 22:40
Ky është polici që dyshohet se vrau vetën me armë në Pejë

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete para pak minutave në Pejë. Policia dhe prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Dyshimet e para thonë se ka të bëjë me vetëvrasje, tha Shkodran Nikçi zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Image

“Me të marr informatën prokurori, kujdestar i Departamenti për Krime të Rënda me Prokurorinë Themelore në Pejë ka dal në vend të ngjarjes së bashku me njësitet e tjera relevante policore. Dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për otupsion”, ka thënë Nikçi.

Të afërm të viktimës thanë se ai ka qenë polic me profesion. Media ka mësuar nga burimet e veta se polici që vrau veten është B. Xh.

Mediat kanë mësuar se ai ka vrarë veten me armë.

 B. Xh është gjetur i vdekur te Fabrika e Tullave në Pejë. Ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe punonte në pikën kufitare në Kullë.

(Kosova Sot)