Po planifikonin sulm terrorist në Gjermani, 10 të arrestuar

  • 30 March 2019 - 23:46
Po planifikonin sulm terrorist në Gjermani, 10 të arrestuar

Policia gjermane ka vënë në pranga 10 persona të dyshuar se po planifikonin një sulm terrorist.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Dyseldorf tha se autoritetet po verifikojnë për lidhje të mundshme mes personave të arrestuar dhe grupit militant Shteti Islamik.

“Ne dyshojmë se ata janë pjesë e ISIS’it ose simpatizantë të kësaj organizate”, tha zëdhënësi.

Të ndaluarit janë në paraburgim. Agjencia e lajmeve DPA citon zyrtarë vendas të pohojnë se njëri nga të dyshuarit është nga Taxhikistani, ndërsa kombësia e të tjerëve nuk është mësuar ende.

(Kosova Sot)