Aksident trafiku, humbin jetën 6 vajza dhe shoferi

  • 31 March 2019 - 10:17
Aksident trafiku, humbin jetën 6 vajza dhe shoferi

Policia e Pakistanit njoftoi se gjashtë vajza dhe shoferi kanë humbur jetën kur autobusi përplasi një motor-rikshë në qarkun lindor Bhakkar.

Oficerja e lartë e policisë, Shahista Nadeem tha se një nga vajzat është transportuar në spital në gjendje kritike pas aksidentit të sotëm. Ajo shtoi se vajzat po ndiqnin vitin e parë në shkollën e mesme dhe se po ktheheshin në shtëpi kur autobusi goditi motor-rikshën e tyre.

Ajo tha se demonstruesit e zemëruar djegën pjesërisht autobusin pas aksidentit, përpara se të mbërrinte policia në vendin e ngjarjes.

Aksidentet fatale të trafikut janë të zakonshme në Pakistan për shkak të standardeve të ulëta të sigurisë dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut.

(Kosova Sot)