Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Astrit Bilali iu përgjigj autorëve me zjarr, gjendet arma e krimit

  • 31 March 2019 - 10:27
Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Astrit Bilali iu përgjigj autorëve me zjarr, gjendet arma e krimit

Burime prane grupit hetimore ne Policine e Shkodres bejne me dije se ne momentin e vrasjes njeri nga vellezerit Bilali ka qene i armatosur. Mesohet se ne momentin kur autoret e vrasjes kane qelluar ne drejtim te viktimave, 59 vjecari Astrit Bilali i eshte kunderpergjigjur atyre duke qelluar me pistolete.

Pervec deshmive ne vendngjarje, kjo eshte vertetuar dhe nga gjetja e gezhojave ne vendin e ngjarjes nderkohe qe arma pistolete eshte gjetur prane trupit te viktimes ne vendin e ngjarjes .

Nderkohe sa i takon makines se djegur nga autoret, blute e Shkodres bejne me dije se pervec se me targa te falsifikuara ky mjet eshte deklaruar i vjedhur qe ne muajin dhjetor te 2018-es.

Nga ana tjeter ne brendesi te mjetit tip Benz, eshte gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila eshte perdorur ne vrasjen e dy vellezerve Bilali.

Blute e Shkodres kane shoqeruar mbi 15 persona per kete ngjarje nderkohe qe ende nuk jane identifikuar autoret te cilet ekzekutuan ne deren e shtepise dy vellezerit Bilali mengjesin e se shtunes ne Shkoder.

(Kosova Sot)