Nesër përkujtohet Masakra e Lybeniqit

  • 31 March 2019 - 11:00
Nesër përkujtohet Masakra e Lybeniqit

Nesër në një akademi përkujtimore do të kujtohen mbi 80 persona të ekzekutuar në Masakrën e Lybeniqit.

Akademia përkujtimore do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00, dhe është organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupt “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në mbrendësi të fshatit.

Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit , ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrat me çnjërezore.

Në Lubeniq është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmije të vegjël.

Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur : Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeçar) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeçar i cili ishte i semur fizikisht) që të tre këta ende janë të zhdukur.

Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatzënë Shyhrete Ukshinaj e cila edhe sot figuron e zhdukur.

Masakra e Lubeniqit konsiderohet si një nga masakrat më makabre të pushtuesit serb në Kosovë.

(Kosova Sot)