Babai nga Fushë-Kosova raporton në polici se vajza i është zhdukur që pesë ditë

  • 31 March 2019 - 12:34
Babai nga Fushë-Kosova raporton në polici se vajza i është zhdukur që pesë ditë

Një baba nga fshati Pomozotin në Fushë-Kosovë, ka raportuar në polici se vajza e mitur i ka dalë nga shtëpia që pesë ditë. Që nga kjo periudhë kohore familja nuk është në dijeni për vendodhjen e vajzës, policia po merret me këtë rast.

Për zhdukjen e të miturës ka njoftuar sot policia përmes raportit 24 orësh.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Pomozitin, Fushë Kosovë 26.03.2019 – 19:00.  Me datën 30.03.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot)