Bie nga lartësia gjatë punimeve në “Arenën Kombëtare”, vdes punëtori

  • 31 March 2019 - 12:43
Bie nga lartësia gjatë punimeve në “Arenën Kombëtare”, vdes punëtori

Një punëtor humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës në kantierin e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet.

Sipas policisë, viktima është 40-vjeçari Naim Idrizi, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë paradites së djeshme, duke punuar në ambientet e stadiumit.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital, por humbi jetën pas disa orësh atje.

Disa orë më vonë ai ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra. Policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

(Kosova Sot)