Hertica: Gjendja është alarmante

  • 31 March 2019 - 12:53
Hertica: Gjendja është alarmante

“Ambasada britanike është shumë e kujdesshme se si i shpenzon paratë e taksapaguesve britanikë. Për fat të keq, shumica e njerëzve që janë punësuar në administratën publike të Kosovës kanë ardhur përmes lidhjeve partiake, familjare dhe lidhjeve të tjera.

Shumë pak kanë ardhur përmes bazës meritore apo zbatimit të ligjit në fuqi. Ky është fakt i keq. Partitë politike në momentin që marrin pushtet, e marrin duke premtuar edhe vende pune dhe pastaj ka apo nuk ka standarde të punësimit , ata duhet të punësojnë militantët e tyre.

Në këtë mënyrë, punësimi i militantëve degradon komplet administratën publike.

Në çdo institucion, si në nivel qendror apo lokal, vërehet se në pozitat më të larta, duke filluar nga shefat, zakonisht janë militantë partiakë të partisë se caktuar.

(Kosova Sot)