Gjendet një kafkë e njeriut në Llukar

  • 31 March 2019 - 13:05
Gjendet një kafkë e njeriut në Llukar

Një person ka raportuar se në një rrugicë në pyll të fshatit Llukar të Prishtinës, kishte gjetur një mbetje mortore-kafkë, e cila dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës.

Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues i policisë, kurse për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti për hetimin e krimeve të luftës dhe personave të zhdukur.

(Kosova Sot)