Shoferi po drejtonte makinën në anën e gabuar, vdesin në aksident dy artistët e njohur

  • 31 March 2019 - 13:22
Shoferi po drejtonte makinën në anën e gabuar, vdesin në aksident dy artistët e njohur

Dy anëtarët e bandës “Her’s”, Stephen Fitzpatrick e Audun Laading si dhe menaxheri i tyre, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ata po udhëtonin për një koncert në Kaliforni, kur makina e tyre u përplas me një tjetër në Arizona.

Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se makina e tipit “Nissan” po udhëtonte në lindje me korsi perëndimore para se të godiste “Ford-in” e bandës.

Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës ka thënë në një deklaratë se përplasja ndodhi rreth orës 01:00, pak pasi mori raportet e para për shoferin që po drejtonte në anën e gabuar.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga aksidenti nuk kishte të mbijetuar.

Image

(Kosova Sot)