Digjet një restorant në Prevallë

  • 31 March 2019 - 15:21
Digjet një restorant në Prevallë

Një restorant në Prevallë të Prizrenit është përfshirë nga zjarri, në rrethana të panjohura

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ndërkaq bëhet e ditur se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Lidhur me rastin, nuk është raportuar për persona të lënduar.

(Kosova Sot)