Shpërthen në flakë nënstacioni elektrik në Tepelenë

  • 31 March 2019 - 15:46
Shpërthen në flakë nënstacioni elektrik në Tepelenë

Digjet nënstacioni elektrik në Njësinë Administrative Krahës në Qesarat. Shkak është bërë një shkëndijë, që ka sjellë më pas përfshirjen nga flakët dhe djegien totale.

Bëhet fjalë për djegien e transformatorit dhe tre fidrave që furnizojnë 1500 abonentë në Qesarat.

(Kosova Sot)