E tradhtonte burri, gruaja e Bushit president e mendonte vetëvrasjen

  • 31 March 2019 - 15:56
E tradhtonte burri, gruaja e Bushit president e mendonte vetëvrasjen

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, si dhe kryegjyshja e familjes, Barbara Bush, në një rast ishte përshkruar si "obus me flokë ngjyrë argjendi dhe i mbështjellë me perla". Por, një tërësi krizash në jetën e saj, në mes të viteve 1970, bënë që ajo të binte në një depresion të thellë, ku shumë pak mungoi që ajo të bënte vetëvrasje. Njëri ndër shkaqet pse ajo ishte aq e dëshpëruar, ishte një grua, e cila do të qëndronte në lidhje me burrin e saj për më shumë se 12 vjet. Emri i saj ishte Jennifer Fitzgerald dhe ajo ishte ndihmësja e saj, apo sikur që thonë disa të tjerë, dashnorja e tij, thotë Susan Page, autore e librit "The Matriarch: Barbara Bush and the Making of an American Dynasty", që pritet të dalë në shitje të martën e ardhshme. Vitin kur i ishte kthyer burri nga Pekini, ku kishte punuar në zyrën ndërlidhëse të SHBA-së nën presidentin Gerald Ford, Barbara e rikujton si vitin më të mirë në jetën e saj. Por, nuk vonoi e gjërat u përkeqësuan. Kur Bush u emërua në krye të CIA-s në vitin 1975, Barbara 'ra në humnerë'.

Depresioni ishte 'kombinim helmues i faktorëve'

'Barbara Bush u zhyt në krizën më të keqe personale me të cilën ishte ballafaquar ndonjëherë, që nga koha kur i kishte vdekur e bija Robin, më shumë se dy dekada më parë', shkruan Page. 'E tejmundur nga dhembja dhe vetmia, ajo mendonte të bënte vetëvrasje. Shpesh, derisa ishte duke vozitur, ndalej anës udhës, derisa t'i kalonte ideja që të përplasej me ndonjë pemë, apo me ndonjë veturë tjetër. "Ndihesha tmerrësisht keq, ndalesha dhe mendoja si të bëja vetëvrasje", i ishte rrëfyer Barbara autores së librit, Susan Page, pak para se të vdiste. 'Nuk kisha fuqi që të bëja vetëvrasje', thotë ajo. George mbante gruan e tij të përqafuar çdo natë, derisa ajo përpiqej që t'i shprehte ndjenjat e saj. 'Shpesh e pyesja veten pse ai nuk më braktisë', kishte deklaruar Barbara. Ajo ishte në gjendje që ta fshihte depresionin e saj nga anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë, por jo edhe nga George, i cili e këshillonte që të kërkonte ndihmë profesionale. Pasi kishte kaluar kriza, Barbara kishte deklaruar se depresioni ishte 'kombinim helmues i faktorëve'. Me George-in në postin e ri në CIA, ishte hera e parë që ai nuk mund t'i tregonte gruas se çka bënte gjatë ditës. Puna e tij në CIA ishte top sekret.

Fitzgerald, shtatshkurtër dhe bionde, ishte shtatë vjet më e re sesa Barbara

Barbara mendonte se në përkeqësimin e gjendjes së saj mund të kishte ndikuar edhe menopauza, apo çrregullimi i balancës së hormoneve. Apo edhe 'çerdhja boshe' në shtëpi, pasi që fëmijët ishin larguar për t'u shkolluar, apo për të bërë karrierë. Por, ata që ishin afër saj, spekulojnë se arsyeja kryesore për depresionin dhe mendimet e saj vetëvrasëse ishte një femër - Jennifer Fitzgerald. Fitzgerald, shtatshkurtër dhe bionde, ishte shtatë vjet më e re sesa Barbara. Ajo ishte e shkurorëzuar dhe kishte qëndrim tepër mbrojtës ndaj George-it. Duke folur në kushte anonimiteti, një pjesëtar i rrethit të afërt të Bushit tregon sesi ai ishte dashuruar në Fitzgeraldin që nga momenti kur e kishte parë për herë të parë. 'Ishte vetëm shtatë vjet më e re se Barbara dhe nuk kishte ndonjë bukuri kushedi sa të madhe, por ishte flirtuoze dhe e përqendruar në tërësi te George. Romanca e tyre zgjati më shumë se 12 vjet, shkruan autorja. Flirti i tyre mendohet të ketë filluar në vitin 1973, kur Bush ishte kryesues i Komitetit nacional të republikanëve. Një shoqe e Fitzgeraldit tregon sesi Bush i telefononte kësaj të fundit të paktën një herë në ditë, gjatë verës së vitit 1973. "Gajasjet e saj, si dhe të folurit me gjysmë zëri, bënin me dije se midis tyre kishte diçka personale', shkruan autorja. Bush as që merrte mundin të përdorte ndonjë emër të rremë. Në fillim ai e punësoi atë si asistente, kur pranoi detyrën në Kinë, në vitin 1974. Pasi që mori vesh rreth punësimit të Fitzgeraldit, Barbara ishte kthyer nga Pekini në SHBA. Barbara nuk u kthye në Kinë deri në janarin e vitit 1975 - duke ndikuar që Kërshëndellat e atij viti të ishin të parat që bashkëshortët i kaluan të ndarë. Gjatë kampanjës së vitit 1980, kur Bush ishte nominuar për zëvendëskandidat, menaxheri i tij i kampanjës, si dhe miku më i mirë i tij, Jim Baker, i bëri Bushit ultimatum, që të përcaktohej midis tij dhe Jenniferit. Pasi që e analizoi këtë gjë për më shumë se një ditë, ai e zhvendosi Fitzgeraldin në një pozitë për mbledhje të fondeve në Nju Jork. 

(Kosova Sot)