I thoshin e ke nga puberteti, ajo kishte tumor në tru

  • 31 March 2019 - 16:04
I thoshin e ke nga puberteti, ajo kishte tumor në tru

Një vajzë adoleshente ka një 'bombë me sahat' në tru, që bënte atë të vuante nga humbja e vetëdijes. Këto pengesa mjekët në fillim i konsideronin si probleme të pubertetit. Lily Briggs, 19 vjeçe, nga Brecon në Uells, filloi të kishte marramendje dhe, rrallë e humbte edhe vetëdijen, që nga mosha 13-vjeçare. Kur shkoi te mjeku i përgjithshëm, ai i shkroi ca ilaçe dhe i tha se këto pengesa me gjasë janë pasojë e ndryshimeve hormonale që hasen në pubertet. 

Mjekët kanë frikë se kjo gjendje do të ndryshojë

Gjashtë muaj më pas, ajo shkoi edhe te specialisti, i cili i tha që ta bënte një skanim të trurit, 'vetëm sa për ta hequr merakun'. Por, ky skanim bëri që Briggs të diagnostikohej me tumor të trurit, i cili nuk mund të largohet me operacion. Aktualisht ky tumor nuk është duke ia rrezikuar jetën vajzës, por mjekët kanë frikë se kjo gjendje do të ndryshojë, nëse tumori vazhdon që të rritet. Kjo bën që Briggs të mos jetë e sigurt për të ardhmen e saj.  

Bomba me sahat

Por, përkundër vështirësive, Briggs aktualisht është duke studiuar inxhinierinë e aviacionit. Ja si shprehet ajo: 'Kur ndokush iu thotë se keni tumor në tru, duket njësoj sikur t'ju kishin dënuar me vdekje. Thjesht, nuk e dini se çka ju sjell e ardhmja. E di se gjendja ime mund të përkeqësohet, gjë që më frikëson pa masë. Por, po të ndalem e të vajtoj, nuk do të arrij asgjë në jetë. Por, nëse ndodh diçka serioze, atëherë del se më shkon jeta kot". Diagnoza e tumorit të saj është 'gliomë e shkallës së ulët të trungut trunor'. Çdo vit në Britani me këtë lloj të tumorit diagnostikohen rreth 4,300 njerëz. Përkundër faktit se në kokën e saj ka një 'bombë me sahat', një tumor i cili çdo moment mund të përkeqësohet, zonjusha Briggs nuk pranon që të heqë dorë nga ëndrrat e saj, që në rend të parë, të bëhet mësuese. 

(Kosova Sot)