Shtohen përkrahësit e gruas që akuzoi Bidenin se e puthi pa 'dëshirë'

  • 31 March 2019 - 17:35
Shtohen përkrahësit e gruas që akuzoi Bidenin se e puthi pa 'dëshirë'

Dy kandidatët për president nga radhët e demokratëve kanë shprehu mbështetje këtë të shtunë për kandidaten politike të Nevadas e cila ka thënë se ish zv.presidenti Joe Biden e ka puthur mbrapa kokës, gjatë fushatës në vitin 2014.

Por senatorja e Massachusetts, Elizabeth Warren dhe ish sekretari i zhvillimit urbanistik, Julian Castro, nuk thanë që këto pretendime e diskualifikojnë Bidenin nga gara për kandidaturën demokrate.

Ish zv.presidenti ka lënë të kuptohet që ai do të garojë për herë të tretë nga radhët e demokratëve për president, por formalisht ende nuk e ka konfirmuar.

Duke folur për reporterët në Iowa, Warren dhe Castro thanë që ata i besojnë Lucy Flores, e cila shkroi në revistën New York që ajo nuk ishte ndier rehat me veprimin e Bidenit. Ish zv.presidenti ka qenë kritikuar më parë për sjelljet e tij ndaj femrave.

Warren dhe Castro thanë që varet nga Biden për të vendosur nëse ai do të hyjë në garë.

Sekretari i Bidenit, Bill Russo tha në një deklaratë që Biden nuk e mban mend ta ketë puthur kandidaten për zv.guvernatore.

Organizatori I fushatës në vitin 2014 në Nevada, Henry R Munoz III, tha në deklaratë të shtunën se ai ka folur me disa persona kryesorë të stafit të cilët ishin pjesëmarrës në fushatë dhe ata “nuk besojnë që rrethanat i mbështesin pretendimet se një ngjarje e tillë ka ndodhur.”

(Kosova Sot)