Vazhdojnë kërkimet për personin që sulmoi me thikë katër persona në Londër

  • 31 March 2019 - 18:00
Vazhdojnë kërkimet për personin që sulmoi me thikë katër persona në Londër

Kërkim urgjent është duke vazhduar për ta gjetur personin që sulmoi katër njerëz që qëlluan në rrugë, në pjesën veriore të Londrës.

Incidenti i parë ndodhi në orën 07:00 në rrugën Aberdeen, ku një grua 45 vjeçare u ther me thikë nga mbrapa nga një njeri që po i afrohej.

Gruaja u dërgua në spitalin e Londrës, ku gjendja e saj përshkruhej si kritike.

Pas katër orëve i njëjti person sulmoi një burrë në Avenue Park. Personi u dërgua më pas në spital, ku gjendja e tij u vlerësua se është jashtë rrezikut për jetë.

Incidenti I tretë ndodhi në orën 16:00 afër stacionit Seven Sisters Tube, ku po i njëjti person sulmoi një 23 vjeçar. Ky i fundit gjendet në spital në gjendje kritike.

Incidenti I fundit ndodhi 5 orë më vonë në rrugën Brettenham, ku një njeri tjetër u ther me thikë. Sipas policisë edhe pse personi I fundit nuk është në rrezik për jetë, jeta e tij do të ndryshojë për shkak të lëndimeve.

Sipas policisë, personi i dyshuar është një njeri me ngjyrë, i cili ka të veshur një xhaketë të zezë, me gjasë edhe një kapele.

Inspektori i policisë së Londrës, Stuars Smilie tha: “Të katër viktimat kanë profile të ndryshme, dhe duket që ata janë zgjedhur në mënyrë rastësore nga sulmuesi”, shkruan telegraph.co.uk, transmeton Gazeta Express.

“Ne po punojmë dhe dyshojmë që një person është përgjegjës për të katër sulmet e ndodhura sot në Londër.” tha Smilie.

“Një fotografi e personit do të dal së shpejti në media. Këshilla ime për publikun është që në zonat ku kanë ndodhur sulmet, kujdes nga personat të cilët të rrethojnë, dhe thirrni policinë për çdo gjë që ju duket dyshuese”.

Ndërkohë që nga orët e hershme të mëngjesit policia është në kërkim të personit, por ende pa ndonjë rezultat.

(Kosova Sot)