Kosovarët vdesin urie, Limaj e Ahmeti shpërblejnë militantët me paga 1000 euro

  • 31 March 2019 - 20:01
Kosovarët vdesin urie, Limaj e Ahmeti shpërblejnë militantët me paga 1000 euro

Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë filluar t’i punësojnë militantët e partive të tyre në Ekipin negociator, ku rrogat priten të jenë deri 1,000 euro. E lidhur me këtë nesër në të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a është ky një skandal i radhës nga ky ekip “farsë” i ashtuquajtur negociator?! Si po e shfrytëzojnë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj këtë ekip për punësimin e militantëve partiakë? Si mund t'u besohet Ahmetit dhe Limajt kur dihet e kaluara e tyre zhvatëse, ku janë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive?

Si po e zhvatin buxhetin e shtetit Shpend Ahmeti me Fatmir Limajn!? Si mund të ketë rroga 1000 euro për militantët e partive që nuk kanë elektorat as për një autobus, në të ashtuquajturin ekip negociator që nuk bën asgjë, ndërkaq kosovarët po vdesin urie e po ikin nga Kosova?! Si janë shndërruar kjo dyshe në vegla të Hashim Thaçit e Baton Haxhiut!?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.