PTK drejt falimentimit, Devollët më të “fortë” se shteti

  • 31 March 2019 - 20:03
PTK drejt falimentimit, Devollët më të “fortë” se shteti

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, të përditshmen “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si po shkon PTK sigurt drejt falimentimit ,pikërisht për shkak të keqmenaxhimit ? A duhet të mbajnë përgjegjësi aksionari-qeveria e Kosovës dhe ish-ministrat përkatës, të ARKEP-it dhe ish-drejtorët e PTK-së ndër vite deri te ky i fundit aktualisht për këtë falimentim që ia kanë përgatitur duke e zhvatur e shkatërruar mizorisht, kriminalisht si metodë e njohur zhvatëse e shkatërruese të parave të popullit e buxhetit te shtetit?!

A po dëshmohet serish se kompania Devolli është më e "fortë" se vet shteti dhe se duke ua lagur fytin e mbushur kontot bankare i kanë futur ne xhep të vogël të gjitha partitë politike, pa dallim, por edhe te gjitha institucionet në të dyja nivelet, duke përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, të cilët mbyllin sytë para krimit në PTK?

Pse e ka të vështirë shteti ta shkëpusë kontratën e inkriminuar e me vepër penale me Z-Mobile e cila e fundosi PTK-në me bekimin dhe mashtrimet e qëllimshme të pushtetarëve? Pse Prokuroria speciale nuk reagon ndaj dëmeve të mëdha e shkatërrimtare me vepër penale , që po i shkaktohen buxhetit te shtetit!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.