Si do të jetë moti gjatë pesë ditëve të ardhshme?

  • 31 March 2019 - 23:19
Si do të jetë moti gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Mot i ndryshueshëm në javën e parë të prillit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas IHK’së, e hëna dhe e marta do të kenë kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, por nga orët e vona të së martës, pritet fuqizim i masave ajrore të cilat parashihen të krijojnë kushte për vranësira të dendura, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

“Reshje shiu nga e mërkura pritet të ketë në shumë vende, për të veçuar ditën e premte ku parashihet të ketë reshje ma të theksuara dhe do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit. Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK’së.

Muaji prill, do të ketë reshje të konsiderueshme të cilat do ta plotësojnë këtë deficit të reshjeve dhe njëkohësisht do të ndikojnë pozitivisht në gjitha fushat e jetës, me theks të veçantë në bujqësi dhe degët e saj.

(Kosova Sot)