E kundërshtojmë në çdo aspekt shkëmbimin e territoreve

  • 01 April 2019 - 10:47
E kundërshtojmë në çdo aspekt shkëmbimin e territoreve

Deputetët e Bundestagut, Peter Bauer nga CDU-ja dhe Christian Schmidt CSU-ja pas takimit më kreun e ekzekutivit Ramush Haradinaj kanë kërkuar që Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje për një marrëveshje paqësore. Deputetët kanë ripërsëritur qëndrimin e Gjermanisë se ashpër e kundërshtojnë idenë e presidentit Thaçi rreth shkëmbimit të territoreve.

“Sigurisht ne biseduam edhe për proceset e ardhshme dhe për dialogun të cilin ne e mbështesim dhe mendojmë që do të zhvillohet edhe më tutje. Po ashtu kemi  diskutuar edhe për temën rreth shkëmbimit të territoreve të cilën ne me të vërtetë e kundërshtojmë në çdo aspekt”, ka deklaruar deputeti i Bundestagut.

“Gjermani e ka qëndrimin shumë të qartë, që jemi kundër kësaj ideje. Nuk mund t’i zgjidhim problemet që i keni përmes krijimit të problemeve të reja. Dhe ai që me të vërtetë mendon se do ta zgjedhë problemin me këtë ide, atëherë duhet të jetë shumë i vetëdijshëm se po krijon probleme të reja jo vetëm për Kosovën por për rajonin në përgjithësi”, kanë deklaruar deputetet.

Tutje ata kanë theksuar se Gjermania do ta mbështet tutje si partner Kosovën.

“Ne do të bëjmë rolin tonë ndërmjetësues mbështetur si partner për Kosovë”.

(Kosova Sot)